Futboll

Merret vendimi për ish-gjyqtarin e Premier Leagues, Coote

David Coote

Ish-gjyqtari i Premier Leagues, David Coote, u dënua me burgim me kusht të enjten për shkak se kishte në lapopin e tij një video seksuale të një të mituri.

Coote më parë u deklarua fajtor për krijimin e një imazhi të pahijshëm lëvizës të një fëmije.

Ai u dënua me nëntë muaj burgim, i cili u pezullua për dy vjet, në Gjykatën e Kurorës së Nottinghamit.

Pajisjet elektronike te Cootes u sekuestruan nga policia shkurtin e vitit të kaluar dhe videoja e djalit 15-vjeçar me uniformë shkolle nga 2 janari 2020 u gjet në laptopin e ish-gjyqtarit.