Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, do të mungojë edhe për katër javë të tjera. Ai pritet të kthehet në fund të muajit mars, ka raportuar të martën “Augsburger Allgemeine”.
Sipas raportit të fundit mjekësor, është zbuluar se nga lëndimi është prekur edhe tendina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më vjen shumë keq për Mërgimin dhe ekipin”, citohet të ketë thënë për gazetën gjermane trajneri i Augsburgut, Jess Thorup.
Berisha në janar u huazua nga Hoffenheimi. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje që kur u rikthye tek Augsburgu.
“Ne ishim të bindur se Mërgimi do të mund të ndihmonte shpejt. Tani lojtarët që i kemi në dispozicion duhet të marrin përgjegjësitë”, është shprehur trajneri Thorup.
Pjesë e Augsburgut është edhe mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj.