Futboll

Menaxheri i Zekës: Gruaja e tij u diagnostikua me kancer në stomak

Arjanit Kuqi

Arjanit Kuqi, menaxheri i sulmuesit Mevlan Zeka, ka thënë të mërkurën për mediumin rumun “GSP” se gruaja Zekës, Gentiana, u diagnostikua me kancer në stomak. "Kam parë gjithçka që është shkruar në shtypin rumun, por e vërteta është se Mevlan është me të vërtetë në një situatë shumë të vështirë. "Ndërsa ai ishte me UTA-n në Slloveni, gruaja e tij, Gentiana, bëri disa ekzaminime dhe u diagnostikua me kancer në stomak”, ka thënë Kuqi për “GSP”.

Ai ka thënë se Zeka është i gatshëm të pranojë çdo vendim.