Erëleta Memeti ka shkëlqyer edhe në këtë fundjavë me skuadrën e Hoffenheimit. Për të ishte ndeshje jubilare, pasi u paraqit në elitën e futbollit gjerman në ndeshjen e 100-të. Ajo në verë do t’i bashkohet Eintracht Frankfurtit, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
“Erëleta Memeti dhe Melissa Kossler kanë luajtur 100 ndeshje në Bundesligë. Urime!”, ka shkruar skuadra e njohur gjermane.
Kapitenia e Kosovës të dielën në ndeshjen e xhiros së 22-të të Bundesligës gjermane, e ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
Hoffenheimi në fund fitoi me rezultatin 4:0 në shtëpi përballë Jenas.
Memeti asistoi në minutën e 14-të për rezultatin 2:0, kur realizoi Selina Cerki. Cerki e kompletoi “hat-trickun” në pjesën e parë.
Ndërkohë, Memeti realizoi për rezultatin përfundimtar në minutën e 78-të.
Memeti në 20 ndeshja të këtij sezoni ka gjashtë gola të shënuar e shtatë asistime.