Futboll

Memeti shënon në “Championsin” aziatik

Medin Memeti

Sulmuesi i talentuar, Medin Memeti, ka shënuar gol të martën në Ligën e Kampionëve të Azisë. 18-vjeçari Memti luan për skuadrën australiane, Melbourne City.

Melbourne City e mposhti skuadrën nga Malajzia, Johor Darul Ta'zim, në shtëpi me rezultatin 2:0, në kuadër të raundit të pestë të fazës së ligës. 

Memeti në lojë u inkuadrua në minutën e 63-të dhe në minutën e 92-të shënoi për 2:0. Ai shënoi gol të bukur nga afërsia. 

Ndërkohë për Melbourne Cityn u paraqit edhe futbollisti i talentuar, Besian Kutleshi. Kutleshi është 16-vjeçar dhe luan si qendërmbrojtës. Ai u inkuadrua gjithashtu në minutën e 63-të. 

Për Memetin ishte goli i parë i shënuar këtë edicion. Ai luan për të rinjtë e Përfaqësueses së Australisë.

Te Melbourne City luan edhe sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani.

VIDEO: