Futboll

Memeti shënon golin e katërt në Australi

Medin Memeti

Futbollisti Medin Memeti, anëtar i Melbourne Cityt, e ka shënuar golin e tretë në kampionatin elitar të Australisë, ndërsa të katërtin këtë edicion. 

Sulmuesi i talentuar 18-vjeçar ia siguroi të premten një pikë Melbourne Cityt. 

City barazoi 2:2 në udhëtim te Wellington Phoenix. 

Ai e kompletoi ndeshjen, ndërsa golin e barazimit e shënoi në minutën e 77-të. 

Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të “A-League”. 

Melbourne City i ka 21 pikë pas 16 ndeshjeve. 

Memeti të premten po ashtu u lirua nga akuzat se i ishte drejtuar me fjalë fyese futbollistit serb të Brisbanet, Justin Vidiq, më 6 janar. 

Federata e Futbollit e Australisë ka thënë se nuk ka pasur prova dhe hetimi është mbyllur.