Mesfushori Brian Gutierrez dhe sulmuesi Guillermo Martinez i kanë shënuar golat e fitores për Meksikën, që fitoi të shtunën ndaj Ganës 2:0. Ndeshja u zhvillua në Puebla, 130 kilometra larg Mexico Cityt.
Ky ballafaqim ishte miqësor, përgatitje për Kupën e Botës 2026, që organizohet në verë në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Meksika i ka gjashtë ndeshje pa humbje. Disfata e fundit ishte në nëntor nga Paraguai.
Para Botërorit, Meksika i luan edhe dy miqësore, ndërsa Gana do të luajë vetëm një, atë ndaj Uellsit më 2 qershor.
Meksika ndeshje e parë të Botërorit e luan më 11 qershor ndaj Afrikës së Jugut në “Azteca Stadium”.
Edhe
Meksika e nis me fitore Botërorin 2026
Më 18 qershor luan ndaj Koresë së Jugut në Guadalajara dhe më pas përballet me Republikën e Çekisë në Mexico City.
Në Botëror, Gana do të luajë ndaj Panamasë më 17 qershor në Toronto.