Futboll

Anis Mehmeti transferohet tek Ipswich Town

anis

Anis Mehmeti

Skuadra që synon kthimin në elitën e futbollit anglez, Ipswich Town, e ka transferuar futbollistin e krahut, Anis Mehmetin, nga rivali Bristol City. 

Çmimi i transferimit të Mehmetit nuk është bërë i ditur, por raportohet të jetë kompletuar për 3 milionë euro e gjysmë, ka shkruar BBC të premten. 

25-vjeçari që ka tri paraqitje për Shqipërinë dhe ka luajtur për grupmoshat U16, U19 dhe U21 të Shqipërisë, ka shënuar nëntë gola në 31 paraqitje për Bristol Cityn në edicionin aktual. 

Mehmeti, që u lind në Londër, ishte golashënuesi më i mirë i Bristol Cityt në edicionin e kaluar. I pati realizuar 12 gola. Në muajin tetor iu ofrua kontrata e re, pasi ajo e mëhershmja i skadonte në verën e këtij viti. 

“Të gjithë e dinë se ambicia është promovimi në Premier League dhe jam këtu për ta ndihmuar klubin ta arrijë këtë”, ka thënë Mehmeti për faqen zyrtare të Ipswichit, pasi nënshkroi kontratë deri në vitin 2029. 

Postimi i Ipswich Town: Jam lojtar i uritur me dëshirën për të fituar. Dua të shënoj gola, të asistoj dhe të bëjë gjithçka që mundem ta ndihmojë ekipin

Mehmeti është transferimi i parë i kësaj skuadre në këtë afat kalimtar dimëror. 

Ipswichi është i treti me 50 pikë, tetë më pak se Coventry që është lider. Por, skuadra e re e Mehmetit e ka një ndeshje më pak të luajtur. 

Ipswichi është në ecuri prej katër fitoreve rresht në ligë, nën udhëheqjen e trajnerit Kieran McKenna.

VIDEO E PREZANTIMIT me motive shqipe: