Sulmuesi i krahut, Anis Mehmeti, e ka regjistruar golin e 12-të këtë edicion në “Championship”.
Mehmeti realizoi gol të shtunën në barazimin e Bristol Cityt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBristol City barazoi 1:1 në shtëpi me Hull Cityn në kuadër të xhiros së 36-të të kategorisë së dytë të futbollit anglez.
24-vjeçari Mehmeti e realizoi golin e barazimit për vendësit në minutën e 54-t.
Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Mehmeti krahas 12 golave ka kontribuar edhe me një asistim.
Ai luajti deri në minutën e 70-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Bristol City ka 53 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.
Hull City e zë vendin e 19-të me 37 pikë.