Futboll

Medon Berisha asiston, Lecce fiton pikën e dytë në Serie A

Medon Berisha

Mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, ka luajtur rol të rëndësishëm te Lecce të dielën mbrëma. Ai asistoi në golin e barazimit 1:1 kundër Bolognas. Me asistim të Berishës, Francesco Camarda, shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të të ndeshjes që i takoi xhiros së pestë të Serie A.

Berisha dhe mesfushori tjetër i Shqipërisë, Ylber Ramadani, u paraqitën deri në fund të takimit.
Për Leccen ishte pika e dytë e fituar këtë edicion në Serie A.

Lecce mbetet në vendin e fundit, ndërsa nga dy pikë i kanë edhe Pisa, Parma e Genoa.
Bologna i ka shtatë pikë.