Futboll

Mediat kroate vlerësojnë se Raçi do të bëhet lider

raci

Ron Raçi ishte titullar në dy ndeshjet e fundit te skuadra e Hajdukut të Splitit.

Qendërmbrojtësi po vlerësohet nga mediumet kroate për paraqitjet e fundit.

Ai në fitoren 2:0 të Hajdukut të dielën ndaj Osijekut ishte prej më të mirëve në fushë.

Mediumi kroat “Sportske Novosti”, ka shkruar të hënën se Raçi së shpejti do të jetë lider i mbrojtjes te Hajduku.

“Ai konfirmoi se së shpejti do të bëhet lideri i vijës së pasme të Hajdukut”, shkruan ky medium.

Komentatori i “MAX Sport”, Samir Toplak, e veçoi lojën e mirë që e pati Raçi ndaj Osijekut.

“Do të veçoja edhe Ron Raçin. Ai luajti një lojë të vërtetë luftarake. Është një lojtar i ri dhe mori përsipër të gjithë mbrojtjen. Madje një herë iu bashkua edhe sulmit. Mendoj se Hajduku mori një lojtar të mirë”, u shpreh Toplak, shkruan “tportal”.

22-vjeçari te gjiganti kroat u transferua muajin e kaluar nga Prishtina për 300 mijë euro.