Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mallorca e Muriqit bie nga La Liga

Vedat Muriqi

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pse Mallorca ra nga La Liga?

1 min. më parë / 23 maj 2026 23:19
Mallorca

Mallorca ka rënë nga La Liga, pavarësisht fitores bindëse 3:0 ndaj Oviedos në javën e fundit të kampionatit.

Skuadra ku aktivizohet Vedat Muriqi e mbylli sezonin në vendin e 18-të me 42 pikë, po aq sa kishin edhe Osasuna dhe Levante, të cilat siguruan mbijetesën duke përfunduar në pozitën e 17-të dhe të 16-të.

Në kampionatin spanjoll, kur skuadrat kanë pikë të barabarta, fillimisht vendos bilanci i ndeshjeve direkte. Mallorca kishte bilanc më të dobët ndaj Levantes, me një humbje dhe një barazim këtë sezon.

Ndërkohë, ndaj Osasunas të dyja ndeshjet kishin përfunduar 2:2, duke bërë që të vendoste golaverazhi i përgjithshëm, ku Osasuna kishte statistikë dukshëm më të mirë.

Përveç Mallorcas, nga La Liga këtë sezon ranë edhe Girona dhe Real Oviedo.

Mallorcas s’i mjafton sezoni fantastik i Muriqit, bie nga La Liga

24 min. më parë / 23 maj 2026 22:56
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi me Mallorcan nuk kanë arritur ta sigurojnë mbijetesë në elitën spanjolle.

Mallorcas nuk i mjaftoi fitorja 3:0 ndaj Real Oviedos të shtunën mbrëma në xhiron e fundit. Mallorca edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Mallorca e përfundon kampionatin në vendin e 18-të me 42 pikë.

Muriqi e shënoi golin e tretë në minutën e 88-të në fitoren ndaj Oviedos.

Sulmuesi i Kosovës e përfundon kampionatin si golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 23 gola. Muriqi ka bërë një edicion shumë të mirë por forma e tij nuk mjaftoi që Mallorca ta siguronte mbijetesën.

32-vjeçari Muriqi krahas 23 golave ka kontribuar edhe me një asistim. Vetëm Kylian Mbappe pati gola më shumë.

Bashkë me Mallorcan, ra edhe Girona. Oviedo e kishte prerë biletën për në kategorinë e dytë spanjolle më herët.

Muriqi shënon golin e 23-të në La Liga

27 min. më parë / 23 maj 2026 22:53
vedat muriqi

Vedat Muriqi e ka shënuar golin e 23-të në La Liga.

Sulmuesi i Mallorcas e shënoi golin e tretë në ndeshjen që Mallorca po e luan ndaj Real Oviedos.

Mallorca është duke fituar 3:0.

Goli