Përditësim, 18:24 - Ferizaj ka shënuar fitoren e dytë nga po aq ndeshje të luajtura në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.
Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me Prishtinën e Re vendëse, Ferizaj e fitoi me rezultatin 1:0.
Ka vendosur autogoli i qendërmbrojtësit Elvis Prençi, në minutën e 63-të.
Ferizaj në ndeshjen e parë e mposhti Dritën 1:0 po ashtu.
Ferizaj ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.
Ferizaj në epërsi ndaj Prishtinës së Re
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërditësim, 18:08 - Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës së Re në ndeshjen e xhiros së dytë.
Ferizaj është duke fituar 1:0 si mysafir, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Qendërmbrojtësi Elvis Prençi realizoi autogol në minutën e 63-të.
Mbyllet pa gola pjesa e parë në Lipjan
Ka përfunduar pjesa e parë pa gola ndërmjet Prishtinës së Re dhe Ferizajt.
Kjo ndeshje i takon javës së dytë të elitës së futbollit kosovar.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku Prishtina e Re i zhvillon ndeshjet si vendas.