Nuk është shënuar asnjë gol në pjesë ne parë të ndeshjes ndërmjet Shelbourne dhe Dritës, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Kampionia e Kosovës qëlloi traversën në minutën e 45-të nëpërmjet kapitenit Rron Broja. Ai gjuajti me kokë, por topi përfundoi në traversë e më pas jashtë portës së Shelbournet, që luajti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 17-të pas përjashtimit të James Norrisit. Futbollisti i ekipit irlandez u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Almir Ajzerajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTre minuta para se përjashtohej Norris, Shelbourne, qëlloi shtyllën. Harrye Wood e qëlloi shtyllën në tentim për të harkuar nga rivënia e këndit.
Wood pati edhe një rast shënimi në minutën e 36-të. Por gjuajtja e tij nga goditja e dënimit përfundoi mbi portën e Dritës. Jashtë portës së portierit të Dritës, Faton Maloku, përfundoi edhe gjuajtja e gjuajtja e Ademipo Odubeko, në minutën e 34-t.