Ka përfunduar pa fitues derbi lokal ndërmjet Torinos dhe Juventusit.
Të shtunën në kuadër të javës së 20-të të Serie A, Torino ka barazuar në shtëpi 1:1 me Juventusin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e tetë me golin e shënuar nga Kenan Yildiz.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Nikola Vlasiq shënoi për 1:1.
Arbitri kryesor i ndeshjes Michael Fabbri në minutën e 56-të i përjashtoi direkt me të kuq të dy trajnerët e të dyjave skuadrave për shkak të një përplasjeje.
Kjo ndodhi për shkak se vendësit kërkuan për një faull dhe një karton të kuq të mundshëm për mbrojtësin e Juventusit, Nicolo Savona.
Mërgim Vojvoda e kompletoi ndeshjen te Torino.
Juventusi ka 33 pikë kurse Torino ka 22 pikë.