Drenica ka fituar në udhëtim te Dukagjini në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me gol të minutës së 93-të.
Golin e fitores e realizoi mesfushori Fjoart Jonuzi dhe më pas ndeshja u mbyll 1:0 në të mirë të “kuqezinjve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fitoren e arritur në minutën e tretë të kohës shtesë, Drenica është barazuar me pikë me Dukagjinin në mes të tabelës.
Dukagjini i gjashti dhe Drenica e shtata i kanë nga 41 pikë. Llapi i ka 39 pikë në vendin e tetë, atë të barazhit.
Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 34 pikë, teksa Prishtina e Re në pozitën e fundit i ka 28 pikë.
Mbyllet baras pjesa e parë në Klinë
Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0 pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini – Drenica që po luhet në Klinë.
Ky duel i takon xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dukagjini e Drenica patën raste për gola, por pa konkretizim.