Futboll

Dukagjini fiton ndaj Ferizajt me gol të minutës së 98-të

Ferizaj-Dukagjini

Dardan Morina ka shënuar gol në minutën e 98-të për t’ia siguruar fitoren shumë të vlefshme Dukagjinit. 

Dukagjini të dielën e mposhti në udhëtim Ferizajn me rezultatin, 1:0. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të elitës së futbollit kosovar.

Morina golin e fitores e realizoi nga afërsia në sekondat e fundit të ndeshjes. 

Dukagjini reagoi pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Malisheva. 

Ferizajt iu anulua një gol i Betim Haxhimusës në minutën e 49-të për shkak të prekjes me dorë.

Dukagjini me fitore është ngritur në pozitën e katërt me 20 pikë. 

Ferizaj ka gjashtë pikë më pak në vendin e parafundit.


Mbyllet baras pjesa e parë në Ferizaj

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.