Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina e Re me fitore të madhe ndaj Malishevës

Prishtina e re

Artikull i përditësuar - Prishtina e Re e ka regjistruar fitoren e parë pas ecurisë prej tri barazimeve e po aq humbjeve në Superligën e Kosovës në futboll. 

Me pikët e plota pas fitores 2:1 me rikthim të rezultatit ndaj Malishevës, Prishtina e Re e ka hapur garën për mbetje në elitë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani Prishtina e Re i ka 27 pikë, por mbetet në vendin e fundit. 

Me një ndeshje më pak të luajtur në vendin e parafundit, përkatësisht të nëntin, është Drenica me 29 pikë. 

Vendi i shtatë, Llapi, dhe Ferizaj në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit, kanë nga 32 pikë. Edhe Llapi e Ferizaj kanë nga një ndeshje më pak të luajtur, por gara për mbetje në elitë do të zgjas edhe më shumë. 

Malisheva ndërkohë e pësoi humbjen e dytë rresht dhe të katërtën në pesë ndeshjet e fundit. 

Malisheva mbetet në vendin e pestë me 40 pikë. 

Etnik Brruti e kaloi në epërsi Malishevën me golin e minutës së 59-të. 

Por, golat nga Ibrahim Kargbo në minutën e 78-të dhe Endrit Baholli në minutën e 89-të, ia siguruan fitoren Prishtinës së Re. 

Ndeshja u luajt në fushën me bar sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ndërsa i takoi xhiros së 28-të të elitës së futbollit kosovar.


Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Prishtina e Re – Malisheva

Prishtina e Re dhe Malisheva kanë luajtur baras pas pjesës së parë, në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ky ballafaqim po zhvillohet në terrenin me bar sintetik në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali.

Raste patën të dyja skuadrat, por gola nuk u shënuan.