Marcus Rashford ka shënuar dy supergola, që ishin të parat me fanellën “blaugrana”.
Barcelona fitoi 2:1 në udhëtim te Neëcastle, në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.
Golin për 1:0, Rashford e shënoi me kokë në minutën e 58-të pas harkimit të Jules Koundes.
Në minutën e 67-të, sulmuesi anglez realizoi me gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca.
Anthony Gordon shënoi për Neëcastlen në minutën e fundit të ndeshjes.
Por, skuadra e tij nuk arriti të bënte më shumë në këtë përballje dhe mbeti pa pikë të fituar.
Rashfordi realizon edhe golin e dytë
Barcelona është duke udhëhequr 2:0 në udhëtim te Newcastle.
Njësoj si në golin e parë në minutën e 58-të, edhe në golin për 2:0 realizatori ishte i njëjtë, Marcus Rashford.
Sulmuesi anglez e dyfishoi rezultatin në minutën e 67-të.
Goli:
Rashfordi shënon golin e parë për Barcelonën
Sulmuesi Marcus Rashford e ka shënuar golin e parë për Barcelonën.
Dhe atë e arriti në Ligën e Kampionëve.
Me golin e Rashfordit në minutën e 58-të, Barcelona është në epërsi 1:0 në udhëtim te Neëcastle United.
Rashford shënoi me kokë.
Goli:
Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Newcastle – Barcelona
Newcastle dhe Barcelona kanë luajtur baras, pa gola, në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.
Ky ballafaqim është duke u zhvilluar në stadiumin “St. James’ Park” në Newcastle.
Barcelona është në mungesë të superyllit të skuadrës, Lamine Yamal, i cili është i lënduar.
Pjesa e parë e ndeshjes Sporting – Kairat Alamty u mbyll 1:0, ndërsa Eintracht Frankfurti është duke fituar ndaj Galatasarayt 3:1 në pjesën e parë, me rikthim të rezultatit. Goli i tretë u pranua pas rishikimit të situatës në VAR.