Futboll

Mbappe synon ta tejkalojë rekordin e Henryt

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe e ka barazuar rekordin e legjendës së futbollit, Thierry Henry, për më së shumti gola të realizuar me Përfaqësuesen e Francës.

Sulmuesi i Real Madridit, Mbappe, ka arritur kuotën e 51 golave me Francën duke barazuar rekordin e Henryt.

Qendërsulmuesi Mbappe realizoi një gol të premten mbrëma në fitoren 2:0 të Francës ndaj Ukrainës në ndeshjen që ishte e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Mbappe pas ndeshjes deklaroi se është nder i madh që të barazosh rekordin me Henryn. Por ish-sulmuesi i Paris Saint-Germainit synon ta tejkalojë këtë rekord.

“Është një nder të barazohem me një lojtar si Henry. Por tani dua ta tejkaloj atë. Të gjithë e dinë se çfarë domethënie ka ai për ne francezët, madje edhe më shumë për sulmuesit. Ai është dikush që hapi rrugën dhe unë kam shumë respekt dhe admirim për të. Të arrish këtë moment kaq herët është çmenduri, por më pëlqen. Dua të vazhdoj dhe, mbi të gjitha, të fitoj ndeshje dhe trofe”, u shpreh Mbappe, shkruan të shtunën “Reuters”.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Francës është Olivier Giroud me 57 gola të realizuar. 26-vjeçari Mbappe aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë.