Kylian Mbappe është në ndjekje të një rekordi të vendosur nga Cristiano Ronaldo në nivel klubesh, me Real Madridin.
Bëhet fjalë për rekordin e golave të shënuar brenda një viti kalendarik.
Në vikend, përkatësisht të dielën në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e pret Celta Vigon.
Mbappe ka vetëm katër gola më pak se Ronaldo brenda një viti kalendarik.
Aktualisht, sulmuesi francez ka realizuar 55 gola në të gjitha garat në vitin 2025, në po aq ndeshje të luajtura.
Ka katër më pak se Ronaldo që kishte shënuar 59 herë në vitin 2013.
Në këtë vit, Mbappe mund t’i luajë edhe pesë ndeshje me Real Madridin dhe me shumë gjasë do ta kalojë këtë shifër.
Dy gola shumë të bukur dhe një asistim, Mbappe i regjistroi të mërkurën mbrëma në fitoren 3:0 në “San Mames” tek Athletic Bilbao.
Ai i ka 16 gola dhe katër asistime në 15 ndeshje në La Liga.