Kylian Mbappe u kthye të enjten mbrëma nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës në dy ndeshjet e kaluara. Në fitoren 2:0 të Real Madridit ndaj Oviedos, francezi luajti prej minutës së 69-të.
Ylli i futbollit ka thënë se nuk ka startuar për shkak se trajneri Alvaro Arbeloa nuk e vlerëson zgjedhje të parë për sulmin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe foli për mediat spanjolle pas ndeshjes. Ai u fishkëllye zhurmshëm nga shikuesit kur hyri në fushë.
Fillimisht është pyetur për mungesën dhe fishkëllimat.
“Ishte mëkat për mua që nuk luajta në ‘Clasico’. Kjo është jeta. Nuk mund të ndryshojmë mendimin e njerëzve. Kam pasur momente në karrierë kur jam fishkëllyer. Është pjesë e punës dhe jetës. Ndonjëherë ata nuk janë të lumtur, por janë gjithmonë këtu”, ka thënë Mbappe.
Tifozët e Madridit u revoltuan në Mbappen kur ai udhëtoi për në Itali gjatë rikuperimit nga lëndimi.
“Kur nuk isha në Madrid, kam pasur autorizim të klubit për këtë. Nuk isha i vetmi, por më duhet ta pranoj dhe të vazhdoj para. Mund ta ndryshoj lehtë situatën”.
Mbappe ka theksuar se është plotësisht i gatshëm për lojë.
“Jam 100 për qind në rregull. Nuk kam luajtur për shkak se për trajnerin isha sulmuesi i katërt në skuadër pas Mastantuonos, Vinit dhe Gonzalos. Isha i gatshëm për të startuar. Është vendim i tij dhe vendimi gjithnjë duhet të respektohet. Nuk jam i zemëruar”.
Mbappe ka thënë se dëshiron të flas me gojën e tij.
“Kjo mënyrë është më e qartë. Përgjegjësia ime e vetme është të luaj dhe të jap çdo gjë për këtë stemë”.
Golashënuesi më i mirë i La Ligas ka thënë se edicionin e kanë nisur mirë dhe më pas humbën çdo gjë në pjesën e dytë të edicionit.
“Duhet të pranojmë kritikat dhe të kthehemi për edicionin e ardhshëm. Nuk kemi fituar trofe. Dhemb pasi kemi pasur mundësi për më mirë. E kemi dëshmuar këtë në pjesën e parë të edicionit. Ky nuk është Madridi. Ju gjithnjë duhet të prezantoni klubin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka theksuar Mbappe.
Ai ka theksuar se ka raporte shumë të mira me Xabi Alonson, por edhe me Alvaro Arbeloan.
“Duhet të pranoni filozofinë e trajnerit dhe unë duhet të paraqitem më mirë për të luajtur para Vinit, Gonzalos dhe Mastantuonos. Nuk i shikoj konferencat për shtyp të trajnerit. Në shtëpi kam televizone franceze, jo spanjolle”.
Mbappe megjithatë ka shtuar se është i lumtur në Madrid dhe ka pyetur pse do të dëshironte të largohej. Për Florentino Perezin ka theksuar se është presidenti më i mirë në botë dhe në histori të klubit.