Real Madridi është befasuar të mërkurën në mbrëmje nga Athletic Bilbao.
Në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligas spanjolle, Bilbao fitoi ndaj madrilenëve me rezultatin 2:1.
Bilbao tani ka 29 pikë dhe forcohet në vendin e katërt, kurse Reali mbetet prapa Barcelonës me 33 pikë, katër më pak se Barça. Reali e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKylian Mbappes iu anulua një gol nga VAR-i për pozitë jashtë loje në minutën e 14-t.
Në minutën e 53-të për vendësit shënoi Alex Berenguer, kurse Mbappe e humbi penalltinë në minutën e 68-të.
Jude Bellingham i barazoi shifrat për mysafirët në minutën e 78-të, por vetëm dy minuta më vonë, Gorka Guruzeta ia siguroi pikët e plota Bilbaos.