Marseille ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Golin e shënoi Timothy Weah në minutën e 22-të.

VIDEO:

Reali fiton falë dy golave nga penalltia

40 min. më parë / 16 sht 2025 23:01
Real Madrid

Real Madridi e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kampionëve. Por Reali fitoi me shumë vështirësi kundër skuadrës franceze, Marseille, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid. Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit.

Vendimtar në fitoren e Realit ishte sulmuesi francez, Kylian Mbappe. Të dy golat e fitores të martën mbrëma i shënoi nga penalltia.

Në fakt, Reali ishte i pari që pësoi gol. Timothy Weah në minutën e 22-të shënoi golin e epërsisë për francezët. Por festa nuk zgjati shumë për Marseillen.

Në minutë ne 28-të Kylian Mbappe shënoi golin e barazimit nga penalltia.

Madrilenët në minutën e 72-të mbetën me një lojtar më pak në fushë. Kapiteni Dani Carvajal u përjashtua me karton të kuq për shkak të sjelljeve josportive. Ai në minutën e 72-të u përjashtua pas goditjes me kokë të portierit të Marseillet. Gjyqtari mori vendimin pas rishikimit të situatës me VAR.

Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Reali shënoi sërish nëpërmjet Mbappes. Sulmuesi i Francës ishte i saktë nga penalltia në minutën e 81-të për t’ia siguruar Realit fitoren e vështirë 2:1.

Reali në xhiron e dytë luan ndaj Kairat Almatyt më 30 shtator, kurse Marseille e pret Ajaxin po ashtu më 30 shtator.

Mbappe i saktë sërish nga penalltia, Reali po fiton 2:1

57 min. më parë / 16 sht 2025 22:45
Mbappe

Real Madridi ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Marseillet. Kylian Mbappe ishte sërish i saktë nga gjuajtja e penalltisë. 

Ai realizoi golin e dytë nga pika e bardhë në minutën e 81-të për rezultatin 2:1.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1nit7av/real_madrid_2_1_marseille_k_mbappé_81/?utm_source=share&utm_medium=web3x&utm_name=web3xcss&utm_term=1&utm_content=share_button
 

Reali mbetet me një lojtar më pak, përjashtohet Carvajal

1 o. më parë / 16 sht 2025 22:36
Dani Carvajal

Dani Carvajal është përjashtuar me karton të kuq. Në minutën e 72-të. 

Ai u përjashtua me karton të kuq pas goditjes me kokë të portierit të Marseillet.

Vendimin gjyqtari e mori pas rishikimit të situatës me VAR.

VIDEO:

Mbyllet baras pjesa e parë në “Bernabeu”

1 o. më parë / 16 sht 2025 21:51
Kylian Mbappe

Ndonëse skuadra franceze, Marseille, ishte duke fituar 1:0, Real Madridi reagoi shpejtë për ta mbyllur baras pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në “Bernabeu” me rezultat 1:1.

Marseille shënoi golin e epërsisë në minutën e 22-të. Për 1:0 shënoi Timothy Weah. Por festa e francezëve zgjati shkurt.

Gjashtë minuta më vonë, Kylian Mbappe barazoi rezultatin në 1:1. Francezi shënoi golin e barazimit nga penalltia.

Reali kishte edhe disa mundësi të mira gjatë pjesës së parë, por pa sukses.

Reali barazon rezultatin, shënon Mbappe

2 o. më parë / 16 sht 2025 21:32
mbappe

Real Madridi ka barazuar rezultatin ndaj Marseillet. 

Golin e barazimit 1:1 e shënoi Kylian Mbappe. Ai shënoi golin e barazimit në minutën e 29-të nga penalltia.