Futboll

Maroku fiton gjysmëfinalen dramatike ndaj Nigerisë

Maroku-Nigeria

Maroku e ka fituar gjysmëfinalen dramatike ndaj Nigerisë në ekzekutimin e penalltive, dhe i është bashkuar Senegalit në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës. 

Finalja zhvillohet të dielën mbrëma. 

Të mërkurën mbrëma në Rabat, Maroku e mposhti Nigerinë në penallti, 4:2, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 0:0. 

Rastet nuk munguan, por gola nuk pati. 

Portier Yassine Bono i Marokut i pati meritat më të mëdha për avancimin në finale. Portieri i Al Hilalit në Arabinë Saudite, i priti dy penallti, atë të Samuel Chukëuezes dhe Bruno Onyemaechit. 

Për Marokun dështoi të shënonte vetëm Hamza Igamane. 

Shënuan Neil El Aynaoui, Eliesse Ben Seghir, kapiteni Achraf Hakimi dhe Youssef En Nesyri. Ndërkohë, për nigerianët të saktë nga penalltia ishin vetëm Paul Onuachu dhe Fisayo Dele-Bashiru.