Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Manchester City e rikthen portierin Trafford nga Burnley

James Trafford

Manchester City e ka kthyer portierin James Trafford nga Burnley. 

Transferimi është prezantuar të martën mbrëma, ndërsa 22-vjeçari ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trafford kishte kaluar tetë vjet në Akademinë e Cityt para se të transferohej te Burnley në vitin 2023.
Gjatë dy vjetëve te kjo skuadër u shndërrua në njërin prej portierëve të rinj më premtues në Angli.

Sa ishte te City, Trafford ka pasur periudha huazimi te disa skuadra. Ai është pjesë e U21 të Anglisë.