Me golin e shënuar të shtunën gjatë ditës, Arb Manaj ia ka siguruar një pikë skuadrës së tij, Zhenisit.
Manaj dhe Zhenisi barazuan në udhëtim te Toboli me rezultatin 1:1, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të elitës së futbollit të Kazakistanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër sulmuesin 25-vjeçar ishte goli i dytë në kampionat.
Ai realizoi në minutën e 77-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 86-të.
Për Zhenisin nga fillimi i pjesës së dytë luajti Iljasa Zulfiu.
David Domgjoni ishte në bankën rezervë te Toboli.
Zhenisi është në vendin e nëntë me shtatë pikë, kurse Toboli ka nëntë pikë në pjesën e sipërme të tabelës.