Skuadra e Dritës po i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita të premten pasdite e mposhti në udhëtim Feronikelin 74 me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit kosovar.
Golin e fitores për skuadrën gjilanase e realizoi qendërsulmuesi Arb Manaj në minutën e 45-të.
Për Dritën kjo është ndeshja e katër radhazi që nuk pëson disfatë.
Ndërkohë për Feronikelin 74 është humbja e dytë radhazi.
Drita është në vendin e parë me 60 pikë.
Ballkani me një ndeshje më pak të zhvilluar ka 44 pikë në pozitën e dytë.
Feronikeli 74 mbetet në pozitën e fundit me 14 pikë.
Manaj e kalon Dritën në epërsi
Arb Manaj e ka kaluar Dritën në epërsi në duelin ndaj Feronikelit 74 që po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 27-të të Superligës.
Golin për 1:0, Manaj e realizoi në minutën e 45-të.
Me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë.