Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Man. Unitedi pa Maguiren në finale të Kupës FA

Harry Maguire

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire, nuk do të mund të luajë në finale të Kupës FA kundër Manchester Cityt.

Maguire ka telashe fizike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nuk ka luajtur që prej 27 prillit pas një lëndimi muskulor të marrë në stërvitje, dhe ishte në dyshim për të luajtur në finalen e “Wembleyt” të shtunën.

Futbollisti i Anglisë nuk është i sigurt edhe për Kampionatin Evropian që në këtë verë organizohet në Gjermani.

Por, të enjten është njoftuar se Unitedi do të mund të llogaritë në shërbimet e Mason Mountit, Victor Lindelofit dhe Anthony Martialit, që janë kthyer nga lëndimi.

Unitedi duhet të triumfojë për ta siguruar vendin që dërgon në Ligën e Evropës në edicionin e ardhshëm.

Kampioni i Premier Leagues, Manchester City, synon të bëhet skuadra e parë angleze që e fiton dy herë rresht ligën dhe Kupën FA.