Manchester City është pajtuar që ta transferojë kapitenin e Crystal Palacet, Marc Guehi, në këtë muaj, ka shkruar BBC të premten.
City nisi bisedimet me qendërmbrojtësin anglez këtë muaj, pas lëndimeve të Joshko Gvardiolit dhe Ruben Diasit.
25-vjeçari Guehi kërkohej edhe nga shumë skuadra të njohura evropiane.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate.
City tashmë e ka transferuar Antoine Semenyon nga Bournemouthi.
Guehi ishte kapiten i Crystal Palacet në triumfin e Kupës FA ndaj Manchester Cityt, në majin e vitit të kaluar, si dhe në “Community Shield” ndaj Liverpoolit, në fillim të sezonit.