Malisheva e ka fituar ndeshjen e parë pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Qatip Osmani të shtunën fitoi 2:0 në udhëtim te Prishtina e Re, e trajnerit Shpëtim Babaj.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. I takoi xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës dhe u vendos nga sulmuesi i krahut, Altin Aliu.
Aliu shënoi për 1:0 në minutën e nëntë, ndërsa e vendosi sfidën me golin e minutës së 39-të.
Malisheva pas dhjetë ndeshjeve ka 13 pikë dhe zë vendin e pestë. Prishtina e Re thellohet edhe më shumë në krizë. Aktualisht ka shtatë pikë në vendin e fundit.
Malisheva me dy gola epërsi pas pjesës së parë
Malisheva ka shkuar në pushimin mes pjesëve me dy gola epërsi në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva është duke fituar 2:0 në udhëtim te Prishtina e Re, në duelin që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Altin Aliu i shënoi të dy golat për mysafirët. Realizoi në minutën e nëntë dhe të 39-të.
Tjetër gol nga Aliu
Altin Aliu ka shënuar tjetër gol për Malishevën në duelin ndaj Prishtinës së Re.
Aliu në minutën e 39-të u shmang mirë në zonë nga një mbrojtës dhe gjuajti fuqishëm e saktë.
Malisheva është në epërsi 2:0 në udhëtim te Prishtina e Re.
Malisheva shënon në Lipjan
Malisheva ka shënuar gol në Lipjan, përkatësisht në stadiumin “Sami Kelmendi”, ndaj skuadrës Prishtina e Re.
Golin për 1:0 në të mirë të skuadrës mysafire e shënoi Altin Aliu në minutën e nëntë. Për sulmuesin e krahut është goli i pestë sezonal.
Ndeshja Prishtina e Re – Malisheva i takon xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.