Malisheva i fitoi tri miqësoret e para, ndaj skuadrave Kudrivka të Ukrainës, Tobolit të Kazakistanit dhe Navbahorit të Uzbekistanit. Por të dielën, në miqësoren e katërt dhe të fundit në Antalya të Turqisë, pësoi humbje shumë të thellë.
Malisheva u mposht 8:1 nga Dinamo Kievi i Ukrainës.
Xhemal Ibishi e shënoi golin e parë në ndeshjen ku u luajtën katër pjesë nga 30 minuta.
Më pas, skuadra elitare ukrainase i shënoi tetë gola për fitoren e thellë.