Superliga

Malisheva ndalet me barazim nga Dukagjini, Gjilani fiton thellë

Drilon Hazrollaj

Talenti në superformë i Malishevës, Drilon Hazrollaj, shkëlqen edhe ndaj Dukagjinit

Malisheva 1:1 Dukagjini / Gjilani 4:0 Fushë Kosova

FT: Malisheva 1:1 Dukagjini 

(Drilon Hazorllaj 77') / (Altin Mërlaku 53') 


Malisheva e Dukagjini ndajnë pikët - Raporti i plotë 


Drilon Hazrollaj e fiton vetë penalltinë dhe e konverton në gol. Barazon Malisheva.


Altin Mërlaku i jep epërsinë Dukagjinit në minutën e 53-të.


(Pjesa e parë) - Malisheva duhet të luajë në tërë pjesën e dytë ndaj Dukagjinit me një lojtar më pak në fushë.

Qendërmbrojtësi i malishevasve, Agon Xhaka, u përjashtua nga loja pas ndërhyrjes në mesfushorin Bujar Shabani, në minutën e 41-të.

Rezultati pas pjesës së parë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë është 0:0.


Franco Foda në Malishevë

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është në stadiumin “Liman Gegaj” për ta përcjellë nga afër ndeshjen Malisheva – Dukagjini.

Foda vazhdimisht është në stadiumet e klubeve të Kosovës. Ai u përshëndet me Drilon Hazrollajn, të cilin e kishte ftuar për ndeshjet miqësore të marsit, në të cilin Kosova pati një fitore dhe një humbje.


FT: Gjilani 4:0 Fushë Kosova 

(Marko Roganoviq 52', Oltion Billali 60', Senad Jaroviq 68’ 74’)


Gjilani mposht thellë Fushë Kosovën - Raporti i plotë 


 


Senad Jaroviqi shënon dy gola për ta thelluar epërsinë e Gjilanit


Gjilani shënon edhe golin e dytë përmes Bilallit në minutën e 60-të. 


Shënon Gjilani përmes Roganoviqit në minutën e 52-të.


(Pjesa e parë) - Gola nuk pati as në ndeshjen tjetër të xhiros së 28-të ndërmjet Gjilanit dhe Fushë Kosovës.