Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

James me rekord të rëndësishëm në NBA

nba

Legjenda LeBron James ka vendosur tjetër rekord në NBA. Ai tani është basketbollisti me më së shumti paraqitje në stinorin e rregullt të NBA-së.

James 41-vjeçar, tani i ka plot 1612 ndeshje në stinorin e rregullt të NBA-së. Ai ka kaluar për një ndeshje rekordin që e ndante bashkë me Robert Parish.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Parish ka luajtur nga viti 1976 e deri në vitin 1997.

Ndeshjen rekorde, James e luajti në fitoren 105:104 të Los Angeles Lakers ndaj Orlando Magic.

Lakersi fitoi falë shënimit për tri pikë të Luke Kennard, 0.6 sekonda para fundit.

“Thjeshtë ndodhi. Nuk ishte në listën e gjërave që kam dashur t’i arrijë”, ka thënë James, që ka katër tituj të kampionit në NBA.

“Kam dashur të jem lojtari më i mirë i ligës në një pikë në karrierë. Kam dashur të jemi njëri prej më të mëdhenjve, nëse jo më i madhi që ndonjëherë e ka luajtur këtë lojë. Kam dashur të jem kampion i NBA-së. Kam dashur të jem debutuesi i vitit, të luajë në ndeshjen e yjeve, të fitoj medaljen e artë, të fitoj disa çmime MVP. Këto ishin disa prej synimeve të mia”, ka thënë James.

Ai kontribuoi në fitore me 12 pikë, gjashtë kërcime, katër asistime dhe tre topa të rrëmbyer. Lakersi ka nëntë fitore rresht.