Klubi i famshëm francez, Lyon, e ka fituar apelin dhe do të qëndrojë në Ligue 1 në edicionin e ardhshëm.
Shtatë herë kampioni i Francës u dërgua në kategorinë e dytë nga organi mbikëqyrës i futbollit të ligës franceze, i njohur si DNCG. Vendimi u mor dy javë më parë për shkak të parregullsive të vazhdueshme financiare dhe borxheve të vlerësuara në 175 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLyoni menjëherë apeloi vendimin dhe paraqiti rastin para DNCG-së të mërkurën.
“Lyoni mirëpret vendimin e e DNCG-së për ta mbajtur klubin në Ligue 1”, shkruan në një deklaratë të klubit.
Të mërkurën e kaluar, afaristja amerikane, Michele Kang, mori postin e presidentes pasi John Textor dha dorëheqje pas rënies së klubit në kategorinë e dytë. Lyoni njoftoi se Textor ka dhënë dorëheqje edhe nga bordi i drejtorëve.
Vendimi i së mërkurës siguron që Lyoni do të luajë në Ligën e Evropës.