Adrian Bajrami më nuk është futbollist i Benficas i huazuar te Luzerni.
23-vjeçari tashmë është futbollist i klubit zviceran, Luzern.
Luzerni e transferoi plotësisht Bajramin nga Benfica, ndonëse huazimi ishte i vlefshëm deri në verën e ardhshme. Ai ishte huazuar nga gjiganti portugez në korrik, menjëherë pasi u paraqit në Kupën e Botës për Klube.
Bajrami, që luan në mbrojtje, ka firmosur me Luzernin kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Ai deri më tani është paraqitur shumë mirë për Luzernin. Më herët këtë muaj refuzoi që të grumbullohet me Shqipërinë, duke deklaruar se ka vendosur të paraqitet për Zvicrën. Për shumë vjet ai ishte pjesë e kuqezinjve.
Bajrami ka startuar në të gjitha ndeshjet garuese të Luzernit këtë edicion.
“Adriani është integruar shkëlqyershëm dhe për kohë të shkurtër. Tashmë është pjesë e rëndësishme e mbrojtjes sonë. Jemi shumë të lumtur që kemi arritur të sigurojmë kontratë të përhershme të Adrianit. Në konsultim me Benfican, kemi gjetur zgjedhje të pranueshme”, ka thënë drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer.