Futboll

Lumbardh Dellova në dyshim edhe ndaj Ludogoretsit

DELLOVA

Paraqitja e mbrojtësit të CSKA Sofias, Lumbardh Dellova, kundër Ludogoretsit, është në dyshim. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme bullgare të hënën.

Dellova nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit për CSKA Sofian. Ai po i mungon ekipit bullgar shkaku një problemi muskulor.

Ndeshja CSKA Sofia – Ludogorets luhet të dielën dhe i takon javës së 11-të të elitës së futbollit bullgar.

“Ende nuk është e qartë nëse Ivan Turitsov dhe Lumbardh Dellova do të jenë gati për ndeshjen. Dy mbrojtësit kanë probleme me lëndimet, por ata tashmë po punojnë shumë për t’u kthyer. Do të mësohet në ditët në vijim nëse të dy lojtarët do të mund të luajnë ndaj Ludogoretsit”, shkruan sajti bullgar “Gol”.

Dellova është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës bullgare.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka shënuar një gol në shtatë paraqitje për CSKA Sofian.

Me klubin bullgar, Dellova, ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2027. Kësaj skuadre iu bashkua nga Ballkani i Suharekës.