Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, nuk do të jetë në dispozicion të Milanit në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori 40-vjeçar pësoi frakturë të dyfishtë të mollëzës, në barazimin pa gola kundër Juventusit të dielën mbrëma, shkruan “Sportske Novosti”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor paraqitja e Modriqit në Kupën e Botës nuk pritet të jetë në rrezik. Modriq mund të paraqitet me një maskë mbrojtëse dhe ta ndihmojë Kroacinë si kapiten në fushë.
Ai mund ta arrijë shifrën e 200 ndeshjeve gjatë Botërorit që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Mesfushori ikonik aktualisht ka 196 ndeshje për Kroacinë.