Futboll

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Lucas Vazquez dhe Real Madridi pritet t’i ndajnë rrugët në muajin e ardhshëm.

Spanjolli Vazquez pritet të largohet si lojtar i lirë nga madrilenët, pas Kupës së Botës për klube, u raportua të martën.

33-vjeçari është te Madridi prej vitit 2007. Një edicion ishte i huazuar tek Espanyoli, ndërsa për ekipin e parë të Realit luan për një dekadë. Por në klubin mbretëror shohin opsione të tjera për mbrojtës të krahut të djathtë dhe për këtë arsye Vazquez pritet të largohet. Ai i ka nëntë paraqitje për Spanjën.