Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtari i Ekuadorit vdiq në moshën 22-vjeçare, një muaj pas aksidentit

Marco Angulo

Futbollisti i Ekuadorit, Marco Angulo ka vdekur në moshën 22-vjeçare, një muaj pasi pësoi lëndime të rënda në një aksident me veturë. Këtë e bëri të ditur Federata e Ekuadorit, të martën.

Angulo ishte i përfshirë në një aksident trafiku më 7 tetor, në të cilin vdiq Roberto Cabezes, ish-bashkëlojtar i tij në gjeneratat e reja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Angulo kishte pësuar lëndime në kokë dhe vdiq në një spital në Quito, në natën mes të hënës e të martës. Për një javë ishte në kujdes intenziv.

Angulo në vitin 2022 kishte debutuar për Ekuadorin dhe i kishte dy ndeshje të luajtura.