Futboll

Lojtarët me gjymtyrë të amputuar luajtën me Skocinë

Kosova

Lojtarët me gjymtyrë të amputuar, që përfaqësojnë Kosovën, kanë humbur në ndeshjen e parë të Ligës D të Ligës së Kombeve në futboll.

Ndeshjet e Ligës D kanë nisur në Bukuresht të Rumanisë të premten, ndërsa do të zgjasin deri të dielën.

Kosova ndeshjen e parë e humbi nga Skocia me rezultatin 4:0. Por paraqitja e së premtes dhe pjesëmarrja në këtë garë kanë rëndësi të madhe për këta lojtarë.

Në Ligën D janë edhe Shqipëria dhe Rumania.

Me humbje garën në Ligën e Kombeve e ka nisur edhe Shqipëria që u mposht 7:0 nga Rumania.

Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë kundër Rumanisë, të shtunën nga ora 13:00. Dueli mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet të dielën.