Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtarët e Tottenhamit përfshihen në aksident

Tottenham

Dy lojtarë të Tottenhamit janë përfshirë në një aksident me makinë një ditë para ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve.

Tottenhami ka konfirmuar se dy nga lojtarët e tyre, Wilson Odobert dhe Kolo Muani janë përfshirë në një aksident me makinë vetëm një ditë para ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Eintracht Frankfurtit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pamjet u shfaqën në rrjetet sociale të dyshes duke qëndruar në anë të rrugës, pranë një Ferrarri, me pjesën e përparme të thyer.

Të dy lojtarët nuk kanë pësuar lëndime, por mund të kenë pësuar tronditje para ndeshjes evropiane kundër ekipit gjerman të mërkurën.