Futboll

Lojtarët e Nigerisë bojkotojnë stërvitjen

Nigeria

Lojtarët dhe stafi teknik i Nigerisë kanë bojkotuar stërvitjen e së martës, vetëm dy ditë para ndeshjes vendimtare të plejofit për Botërorin 2026 ndaj Gabonit në Marok. 

Protesta lidhet me bonuset e ndeshjeve që ende nuk janë paguar, ndërsa ata kërkojnë që këto obligime të kryhen në këtë muaj. 

Yjet e skuadrës, përfshirë Victor Osimhenin dhe Ademola Lookmanin, kërkojnë zgjidhje të shpejtë të situatës me Federatën e Futbollit të Nigerisë, ka shkruar BBC të mërkurën. 

Gjysmëfinalja mes Nigerisë dhe Gabonit luhet të enjten nga ora 17:00.

“Kur të arrihet marrëveshja ne do të jemi të parët që do ta konfirmojmë. E gjitha që ne duam dhe vazhdojmë të bëjmë është fokusi para ndeshjes së madhe”, ka shkruar kapiteni William Troost-Ekong në llogarinë e tij në platformën “X”.