Shumë lojtarë të Napolit kanë shfaqur pakënaqësi për metodën e stërvitjeve që i aplikon trajneri Antonio Conte, ka raportuar të mërkurën mediumi italian “Il Mattino”.
Më herët ka pasur edhe raportime se ka pasur tensione brenda në dhomat e zhveshjes, por presidenti i klubit, Aurelio de Laurentiis, ka besim të plotë në teknikun italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoConte nuk planifikon program javor apo mujor të stërvitjeve, por puna organizohet në baza ditore. Kjo e bën të vështirë për shumë lojtarë që ta organizojnë edhe jetën private.
Në një intervistë dhënë së fundmi, menaxheri i Stanislav Lobotkas ka folur haptazi për kërkesat e Contes, ndërsa ka dhënë sinjale se klienti i tij mund të largohet në vitin 2026.