Lojtarët e ekipit ukrainas, Oleksandriya, kanë refuzuar t’’ia zgjasin dorën lojtarëve të Partizanit të Beogradit.
Këto dy skuadra janë përballur të enjten në Poloni në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Lojtarët e ekipit ukrainas u rreshtuan të mbështjellur me flamuj të vendit të tyre. Ndërkohë, sipas “index.hr”, kanë refuzuar të shtrëngojnë duart me lojtarët e ekipit serb.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportimeve, këtë e kanë bërë për shkak të afërsisë së serbëve me rusët dhe për pjesëmarrjen e Partizanit në një turne në Rusi.
Pjesëmarrjen në turneun në Rusi, klubi ukrainas e ka cilësuar akt armiqësor.
Partizani e fitoi 2:0 ndeshjen.