Futboll

Llapi ndal serinë e fitoreve të Prishtinës

Llapi

Llapi e ka fituar ndeshjen derbi të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas serisë prej gjashtë fitoreve rresht, Prishtina, të mërkurën pësoi disfatë nga Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me rezultat 2:1.

Edon Zadriu në minutën e 40-të dhe Alex Gnapi në minutën e 53-të shënuan golat që ia siguruan pikët e plota ekipit të drejtuar nga trajneri Tahir Batatina.

Golin e vetëm për Prishtinën e shënoi zëvendësuesi Leotrim Kryeziu në minutën e 68-të.

Për llapjanët është fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit në Superligë.

Llapi është i pesti me 16 pikë, kurse Prishtina mbetet në vendin e parë me 25 pikë.

Lexo përditësimet tjera
topaffk

Llapi ndal liderin, kampionia mposhtet në Skenderaj