Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Babai në Francë e mban të mbyllur djalin 9 vjeç në një furgon, që nga 2024-ta

France

Vendi ku mbahej fëmija i mbyllur/Foto: AP

Një djalë nëntëvjeçar i kequshqyer është shpëtuat pasi ishte i mbyllur në furgonin e babait të tij që nga viti 2024 në Francën lindore, ka bërë të ditur një prokuror.

Një fqinj ka njoftuar policinë për "tingujt e një fëmije" që vinin nga një automjet në fshatin Hagenbach, pranë kufijve të Zvicrës dhe Gjermanisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi e hapën furgonin me forcë të hënën, oficerët gjetën një fëmijë të zhveshur, të mbuluar me një batanije sipër një grumbulli mbeturinash dhe pothuajse jashtëqitjesh, ka bërë të ditur prokurori, Nicolas Heitz.

Ai ka shtuar se fëmija ishte i kequshqyer dhe nuk mund të ecte më sepse kishte qëndruar ulur për kaq shumë kohë.

Babai i tij 43-vjeçar i ka thënë policisë se e kishte mbajtur djalin në automjet që nga nëntori i vitit 2024 për ta mbrojtur atë nga partnerja e tij 37-vjeçare e cila "donte ta vendoste fëmijën në kujdes psikiatrik", ka njoftuar prokurori.

Çifti jetonte në një ndërtesë banimi me vëllezërit dhe motrat e djalit, motrën e tij 12-vjeçare dhe gjysmë-motrën 10-vjeçare.

Djali i ka thënë policisë se babai i tij i sillte ushqim dy herë në ditë dhe i linte shishe me ujë, sipas gazetës Le Parisien.

Ai ka thënë se duhej të urinonte në shishe plastike dhe të defekonte në qese mbeturinash, duke shtuar se hera e fundit që kishte bërë dush ishte në fund të vitit 2024.

Sipas babait, partnerja e tij nuk e dinte që djali ishte në furgon.

Burri është akuzuar për "sekuestrim dhe ndalim arbitrar të një të mituri", si dhe për privimin e tij nga ushqimi dhe kujdesi i duhur mjekësor, dhe është lënë në paraburgim.

Partnerja e tij është akuzuar për "mosndihmë ndaj një të mituri në rrezik" dhe "mosdenoncim të keqtrajtimit të një të mituri" dhe i është dhënë lirim me kusht.

Të tre fëmijët janë vendosur në kujdes të përkohshëm në pritje të vendimit të një gjyqtari të gjykatës së fëmijëve.