Llapi e ka angazhuar mesfushorin Drilon Cenaj. Këtë e bëri të ditur klubi llapjan të hënën. Cenaj do të jetë pjesë e Llapit deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
27-vjeçari Cenaj së fundi ishte pjesë e Fushë Kosovës. Në Kosovë është paraqitur edhe për Feronikelin 74 dhe Prishtinën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të kaluarën është paraqitur edhe për disa skuadra evropiane si Salernitana, Pandurii, Nyiregyhaza e Puskas Akademia.
“Mirë se vjen në familjen bardhekaltër, Drilon Cenaj. Me eksperiencën e madhe ndërkombëtare dhe atë vendore, Cenaj pritet të jetë forcë e rëndësishme në mesfushën bardhekaltër dhe të ndihmojë ekipin në sfidat që na presin”, ka shkruar Llapi.
Llapi pos Cenajt ka transferuar edhe shumë futbollist tjerë.