Ish-futbollisti i njohur francez, Bixente Lizarazu, të hënën ka theksuar se sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, nuk është duke e kaluar formën më të mirë të tij. Lizarazu ka thënë se Mbappe nuk është i njëjti siç ishte në vitin 2022 te Paris Saint-Germaini.
“Ai është ende një golashënues shumë i mirë, një lojtar shumë i mirë padyshim, por ai nuk i tremb mbrojtësit si më parë. Ndoshta ai është më pak i qetë se zakonisht, më i tensionuar sepse vetëm ngadalë po gjen versionin më të mirë të futbollit të tij. Mbappe nuk është më aq shpërthyes dhe i vendosur sa dikur. Ai nuk është aq i frikshëm sa më parë”, ka deklaruar Lizarazu, shkruan “Mundo Deportivo”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe në afatin kalimtar të kësaj vere u transferua si futbollist i lirë te skuadra e Real Madridit nga PSG-ja.