Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli planifikon transferimin e Alvarezit

Alvarez

Liverpooli është duke e menduar transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Kështu ka shkruar të shtunën “Anfield Watch”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të kuqtë” synojnë shitjen e Darëin Nunezit për 40 milionë euro, në mënyrë që ato t’i shpenzojnë për sulmuesin argjentinas.

Por, Atletico Madridi, sipas raportimeve, nuk synon ta lërë të lirë argjentinasin nën 95 milionë euro.

Ai ka realizuar 27 gola në sezonin debutues.

Mund të bëhet edhe shkëmbim mes sulmuesve, pasi trajneri i skuadrës spanjolle, Diego Simeone, është admirues i madh i lojës së Nunezit.

Alvarez ka përvojë në Premier League pasi ka qenë te skuadra e Manchester Cityt.